Pas dy vitesh vuajtjeje, Xheni e “Big Brother” rikthen në jetën e saj ish-të dashurin?
Çifti i “Big Brother”, Xheni Mhillaj dhe Bernard Marashi, është rikthyer bashkë pas dy vitesh të ndarë. Çifti simpatik që u nda pak muaj pas daljes nga “Big Brother”, ndërkohë që ishin pjesë e “Big Brother”, garë që e lanë në mes. Edhe pse u përmendën disa arsye që i çuan në ndarje, për mediat, ata deklauan se i kishin dhënë fund bashkëjetesës në Tiranë për shkak të disa mosmarrëveshjeve në çift.
Por natyrisht që më kokëforti në këtë ndarje ishte Bernardi, i cili pavarësisht tentativave të saj para një viti për t’u ribashkuar, i qëndroi vendimit të tij se kjo lidhje nuk funksiononte. Madje, Xheni bëri të pamundurën duke u rikthyer në Tiranë ku të kishte mundësi negocimi, por, sipas mikeshave të saj, jo vetëm që s’arriti gjë, por u kthye e refuzuar në Itali, ku jeton me familjen.
E këtë periudhë ajo vendosi t’i përkushtohej pamjes me trajtime dhe operacione plastike duke u kthyer në superbombë, siç shihet në fotot e fundit që poston në “Instagram”. Mesa duket, me pamjen e re ia ka prishur mendjen Bernardit, i cili në “Big Brother” ra në sy me trupin gjithë muskuj.
E duket se brenda dy vitesh vuajtjeje shpirtërore postndarje, që Xheni e ka pohuar edhe vetë, dielli shkëlqen sërish në jetën e saj. Ish- banorja e “Big Brother” postoi në “Instagram”-in e saj një story pak ditë më parë, ku shfaqet në krahët e një djali, që, sipas mediave, është pikërisht Bernardi. Bernardi dhe Xheni ishin një nga çiftet më të dashur të edicionit të fundit të “Big Brother”, pas së cilit ishin pjesëmarrës në spektaklin “Dance With Me”. Ata u ndanë në nëntor të 2017-s, sipas Xhenit, sepse nuk po funksiononte.
HISTORIA E XHENIT DHE VUAJTJET NË DASHURI, TENTATIVAT QË BËRI NDËRKOHË QË BERNARDI DILTE ME TË TJERA
Xheni dhe Benardi ishin një nga çiftet më të pëlqyera të ‘Big Brother Albania 9’. Lidhja e tyre vazhdoi dhe pas daljes nga ky “reality show’, por më pas çdo gjë mori fund, pikërisht para një viti kur ata morën pjesë si çift në spektaklin e kërcimit “Dance with me”. E mërzitur dhe e pikëlluar, Xheni vendosi të largohej menjëherë nga Tirana për t’iu bashkuar familjes në Itali.
Pavarësisht kësaj, çifti vazhdoi të përflitej shumë dhe shpeshherë u aludua edhe për një rikthim të mundshëm, duke qenë se Xheni vinte shpesh në Tiranë. Kështu ajo deklaroi se kishte gjetur një punë si recepsionte dhe se do të jetonte në Shqipëri për ca kohë. Miq të afërt të saj treguan se rikthimi kishte të bënte me ndjenjat që ajo ushqente ende për Benardin, i cili, nga ana e tij, u tregua më indiferent në komunikimin me fansat në “Instagram”, kur la të kuptohej se nuk i interesonte më Xheni, ndërkohë që kishte filluar të shoqërohej me vajza të tjera.
Pas ndarjes, Xheni ishte ajo e cila dha më shumë detaje nga marrëdhënia, duke treguar se dashuria e saj për Benardin ka qenë e pastër. Fansat e pyesnin se nëse do të kthehej pas, a do të zgjidhte sërish Benardin për partner, dhe ajo u përgjigj me bindje me “Po”. Më tej, në përgjigjet e saj, ish-banorja tregonte se shumë shpejt do të largohej nga Shqipëria për të shkuar pranë familjes së saj në Itali.
Sipas komentuesve, Xheni vendosi të largohej nga Tirana pas disa tentativave për t’u ribashkuar me Benardin, nga i cili në mënyrë indirekte mori refuzimin. Kujtojmë që historia e dashurisë mes Xheni Mhillaj e Benard Marashit nisi dhe përfundoi në ekran. 24-vjeçarët, që u njohën në audicionet e “Big Brother 9”, arritën kulmin e marrëdhënies së tyre të dashurisë kur dolën nga reality show dhe u ndanë gjatë spektaklit “Dance with me”.
Pasi prishën marrëdhënien mes tyre, ata hoqën dorë dhe nga gara e kërcimit të VIP-ave, duke treguar me videomesazhe çfarë ndodhi mes tyre. Xheni, përveç Benardit, la dhe Shqipërinë, duke u kthyer te familja në Itali. Sapo mbërriti në vendin ku dhe është rritur, ajo ndau me fansat dhe gjendjen shpirtërore, ndërsa shkruante: “Mos harroni! Do të lëndoheni në shpirt aq sa shpirtra keni lënduar, dhe do të mërziteni aq sa keni mërzitur të tjerët”, një mesazh ky që, sipas mediave ,i adresohej pikërisht Benardit.
ARSYEJA E NDARJES? BERNARDI ZBULOI SE S’ISHTE I PARI NË JETËN E SAJ
Po çfarë ndodhi që çifti më i bukur dhe i dashuruar ndër vite i formatit “Big Brother” i dhanë fund “love story”-t të tyre? Inspiruar nga statuset e vetë Xhenit, u fol se kontradiktat që çuan në ndarje të çiftit nisën pasi Benardi zbuloi se nuk ishte mashkulli i parë në jetën e Xhenit. Edhe pse ky fakt nuk u konfirmua asnjëherë nga vetë Benardi, ai nuk mohoi as “xhelozinë” si ndjenjën që po shkatërronte marrëdhënien e tyre, pasi vetëm pak ditë më vonë ata i dhanë fund bashkëjetesës.
Gjatë lojës së “Big Brother 9” ata ishin si dy tipa të ndryshëm që nuk po përshtateshin dot si çift. Por shumë shpejt ata ranë në dashuri dhe dukeshin vërtet të lindur për njëri-tjetrin. Direkt pas daljes nga shtëpia e vëzhguar nga kamerat, nisën të jetonin bashkë në Tiranë, bashkëjetesë që zgjati vetëm 6 muaj. Nuk dihet nëse ata aktualisht kanë vendosur të jetojnë sërish në një shtëpi./PANORAMA PLUS