Pas dy vitesh, Fjoralba Ponari largohet nga “E Diell”

Fjoralba Ponari prej disa kohësh tashmë është pjesë e ekranit dhe familjes së “Top Channel”, teksa i janë besuar role në emisione të rëndësishme si “The Voice”, “Procesi Sportiv”, “Ora e Tiranës” dhe prej dy vitesh tashmë në “E Diell”. Këto përpos planeve në muzikë për të cilat flet herë pas here, apo edhe projekteve në film.

Ndërkohë së fundmi atë e shohim edhe me një program të ri, sërish në Top, “Më thuaj një dëshirë”, që na ka dhuruar jo pak emocione. Gjithë angazhimet duket se e kanë detyruar Fjoralbën që të marrë një vendim jo të lehtë dhe siç bën me dije ajo vetë, rrugëttimi i saj në emisionin e së dielës ka ardhur në fund.

Me anë të një postimi në Insgatram, Fjoralba shkruan se me mbarimin e rubrikës “Beauty”, të cilën e drejtonte në “E Diell”, finalizohet eksperienca në këtë emision, që në zemrën e saj do të mbajë gjithnjë një vend special. Ponari falenderon të gjithë bashkëpunëtorët, ndërsa thotë se ky program e ka rritur jo vetëm në profesion, por edhe si njeri.

Cila është sfida e radhës për Fjoralbën? Të presim e të shohim…

/News31