
Pas dy vitesh, Eleni Foureira sërish në Eurovision?
Eleni Foureira raportohet se do rikthehet sërish në Eurovision për të përfaqësuar Qipron.
Këngëtarja shqiptare zuri vendin e dytë në konkursin më të madh të muzikës në Evropë me këngën “Fuego” dhe u rikthye si e ftuar speciale një vit më vonë.
Dhe sipas thashethemeve, Qipro do i kërkojë Eleni Foureirës që ta përfaqësojë për herë të dytë në Eurovision.
RIK ende nuk i ka konfirmuar apo mohuar lajmet, ndërsa nga ana e këngëtares s’ka ende asnjë reagim.
/Panoramaplus.al