Pas dy vitesh, Camila Cabello dhe Shawn Mendes i japin fund lidhjes

Camila Cabello dhe Shawn Mendes kanë konfirmuar zyrtarisht ndarjen! Përmes një postimi në Instagram ish-çifti njoftuan se kanë vendosur t’i japin fund marrëdhënies, por jo dashurisë për njëri-tjetrit.

“Kemi vendosur t’i japim fund raportit tonë romantik, por dashuria si njerëz për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë si shokë të ngushtë dhe do vijojmë të jemi të tillë. E kemi vlerësuar gjithmonë mbështetjen tuaj që nga fillimi e deri tani. Camila dhe Shawn.”– shkruhet në postim.

Dyshja nisi romancën në korrik të 2019-ës, pak pasi kënga “Senorita” u bë hiti i gjithë flirteve dhe fillimeve të reja.

Shawn edhe më herët është shprehur se ka qenë gjithmonë pranë Camila-s duke e mbështetur në rrugëtimin e saj.

“Ajo është një nga shoqet e mia më të ngushta që kur isha 15-vjeç. Jemi shumë të rinj për të marra hapa të tillë si fejesa kaq shpejt, por mendoj se kur e ke gjetur njeriun tënd, e ndjen dhe e di me siguri që është i yti.”

Anabelmagazine