Pas dy djemve, në shtëpi do të vijë vajza/ Eduarti ka diçka të fundit për t’i thënë Arbanës

Edhe pak ditë e ndajnë Arbanën nga ardhja në jetë e vajzës së saj të parë.

Ajo dhe Eduart Grishaj prej vitesh janë ndër çiftet më të konsoliduar dhe prindër të Diellit. Ndërkohë Arbana ka edhe një djalë nga martesa e saj e parë, Jonin. Por duket se ardhja në shtëpi e një vajze do të ndryshojë shumë ekuilibrat.

Arbana ka postuar një foto në InstaStory-t e saj, ku shfaqet Joni duke e ndihmuar, më saktë duke i lidhur këpucët dhe ky ishte një moment që e ka bërë krenare moderatoren. “Kush ka çuna, botën ka”– shkruan Osmani bashkangjitur fotos.

Duket se Edi nuk mendon kështu, dhe këtë fakt e ka treguar edhe në mesazhin e dërguar partneres së tij. “Ti kam falë”, shkruan regjisori në mesazhin e dërguar Arbanës. Vetë moderatorja e ka publikuar këtë mesazh, duke mos i fshehur të qeshurat.