Pas “Dubai Porta Potty”, biznesmeni shqiptar shkon në Dubai dhe vishet si sheik: Mos kini frikë…

Ka pak kohë që në rrjetet sociale është bërë virale “Dubai Porta Potty” që i ka neveritur që të gjithë. Kjo ka të bëjë me influencuese apo vajza të njohura, të cilat udhëtojnë drejt vendit luksoz jo vetëm për të shijuar disa ditë pushime, por edhe për diçka tjetër.

Thuhet se ata përdoren si “tualete humanë”, pasi në këmbim të pagesës lejojnë që persona të tjerë te kryejnë “nevojat personale” mbi to.

Burra tepër të pasur organizojnë festa të çmendura dhe paguajnë shifra të mëdha për të kënaqur këto kërkesa të pazakonta.

Lidhur me këtë ka ironizuar së fundmi edhe ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla. Ky i fundit udhëton herë pas here drejt Dubait, nga ku poston foto të ndryshme.

Së fundmi, biznesmeni i njohur ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet i veshur si sheik, por vëmendjen më të madhe e ka marrë shkrimi që ai ka vendosur në të.

“Mos kini frikë me ardhë në Dubai sa të jetë El Sheik baba Fisnik. ‘Dubai Porta Potty’”, shkruan biznesimi në videon në fjalë, të cilin e shoqëron edhe me një emoji duke qeshur me lot.