Pas disa tradhtive që i bëri Arbenitës, zbulohet identiteti i modelit në videon intime me partneren e Feros

Gjatë ditës së djeshme, në media ka qarkulluar një video e një djali që shfaqet duke u puthur me Arbenita Ismajlin, të dashurën zyrtare të reperit të famshëm Feron Shabani, i njohur si Fero.

Pasi videoja u bë publike, duke futur edhe një herë në krizë marrëdhënien e reperit 22-vjeçar me partneren e tij, djali ka zgjedhur të reagojë, duke zbuluar kështu dhe identitetin e tij.

Ai quhet Kened Tahiri dhe është model. Kenedi është shprehur se atij i kanë vjedhur llogarinë e ‘Snapchat-it’ nga ku kanë marrë edhe videon, ku shihet ai në një moment intim me Arbenitën.

“Mbrëmjen e kaluar, ‘snapchat-i’ im u vodh. Njerëz t’ligë bre, sa t’ligë jeni!”, shkruante ai. Lidhja mes modelit të Valdrin Sahitit dhe Arbenitës me siguri daton kohë më parë, pasi tashmë ajo është në një lidhje me reperin e njohur, Fero.

Por mediat e Kosovës nuk e përjashtojnë mundësinë që mund të bëhet fjalë për një tradhti të mundshme, me djalin simpatik të të njëjtit profesion, pasi dihet që Arbenita është modele.

Fero-2

FERO DHE ARBENITA, REPERI PRANOI SE E KA TRADHTUAR PARTNEREN

Kujtojmë që kjo nuk është krisja e vetme e lidhjes së Feros me partneren e tij. Pak muaj më parë, Fero i dha fund bashkëjetesës me modelen seksi dhe mediat folën për të gjitha tradhtitë që i bëri partneres brenda një viti.

Dhe duket se ligji i Karmës ka funksionuar për Feron, pasi partnerja e tij bën të njëjtën gjë që ai bëri me femra të tjera brenda një viti. Pak kohë më parë, reperi 22- vjeçar Fero i dha fund njëherë e mirë historisë problematike me modelen seksi, Arbenita Ismajli.

Çifti i njohur në fillim la vend për dyshime rreth një ndarjeje të mundshme mes tyre, të cilën e konfirmuan disa ditë më vonë. Vendimin për t’u ndarë, reperi e mori vetëm pak kohë pasi ai dhe modelja kishin nisur bashkëjetesën në Gjermani. Në fakt, nuk ishte ndarje e paqtë, pasi çifti jo vetëm që nuk e ndiqnin njëri-tjetrin në “Instagram”, por jetonin dhe shumë larg njërit-tjetrit.

Ndarjen e tyre e konfirmoi vetë reperi përmes një postimi në “Instagram”, deklaratë që e shoqëronte me disa emoji duke qarë dhe më pas duke qeshur. Ndërsa në një postim të dytë, reperi e pranonte vetë se fajin për ndarjen e kishte pasur personalisht ai.

Këto konfirmime erdhën pak ditë pasi Fero publikoi një video ku shfaqej së bashku me një vajzë misterioze, por pa i zbuluar fytyrën. Ai preferoi ta mbante të fshehtë portretin e saj, duke i shtuar më tepër dyshimet se kjo është vajza për të cilën ai la Arbenitën.

Por në këtë situatë delikate, Arbenita nuk ka qëndruar duarkryq, pasi u fotografua e vetme në aeroport me valixhe ndërsa kthehej në Maqedoni e duke lënë bashkë me Feron edhe Berlinin, qytetin ku bashkëjetoi më këngëtarin. Burime pranë saj treguan se jeta e saj do të vazhdonte në Londër, aty ku dhe jetonte prej vitesh.

Pas publikimit të këtyre fotove, Arbenita konfirmoi ndarjen në mënyrën e saj. Modelja publikoi në ‘Instagram” dy foto të saj veshur me fustan të bardhë dhe i shoqëroi me mbishkrimin: “Ajo është mbretëreshë, me apo pa ty”, duke iu referuar vetes dhe Feros.

Menjëherë fansat kanë nisur të komentojnë, duke u shprehur të bindur se këto fjalë ajo ia drejtoi Feros. Në fakt, kjo nuk ishte hera e parë që çifti i njohur ka probleme në lidhjen e tyre, pasi janë përfolur shpesh për ndarje, por ata janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit. Në të gjitha rastet, arsyeja e konflikteve ka qenë “tradhtia” e reperit me vajza të ndryshme, një prej të cilave u mediatizua pasi bëhej fjalë për një miss, njëkohësisht fanse e Feros.

Më pas, ata u pajtuan sërish për t’u përballur me një tjetër sfidë, pasi radhën këtë herë e ka Arbenita të komentohet për “tradhti” me modelin Kened Tahiri.

Lidhja e Feron Shabanit, i njohur si Fero, me modelen që jeton në Londër, Arbenita Ismajli, u zbulua që në fund të para dy viteve, por postimet me fotot apo dedikimet e dashurisë nisën më vonë. Madje, Arbenita u përfol për një shtatzëni të mundshme, e aluduar nga fansat e saj dhe të Feros, por që reperi e mohoi.

Prej muajsh vazhduan lidhjen në distancë mes Kosovës dhe Anglisë, ku Arbenita punon si modele për disa agjenci dhe marka veshjesh. Duke qenë se nuk e përballuan dot lidhjen në distancë, ata vendosën të bashkëjetonin. Le të shohim nëse kjo video e Arbenitës me një djalë do t’i çojë drejt ndarjes.

Modelja dhe reperi kanë shkëmbyer herë pas here edhe komente publike me njëri-tjetrin ku nuk kanë munguar zemrat, ndërkohë që ka dalë dhe fotoja e parë ku ata pozonin të përqafuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Nga ana e saj, Arbenita Ismajli nuk është një vajzë e panjohur për publikun.

Tri vite më parë, ajo u shfaq si figurante në klipin “S’jena mo” të Getoar Selimit dhe Majkut.

Fero-3

/Panoramaplus.al/