Pas disa historive, Xhensila Pere e “Big Brother” rikthehet tek dashuria e vjetër
Dy vite pas deklarimit si të ndarë, duket se kemi të bëjmë me një riafrim të dy ish-lojtarëve më të komentuar të “Big Brother”, Xhensila Peres dhe Fatjon Hysenbelliut. Edhe pse marrëdhënia e tyre ka qenë gjithmonë me ndarje e ribashkime këtë verë lidhja e tyre duket më e konsoliduar, duke marrë shkas nga një foto e postuar në Instastory nga Xhensila. Ajo gjatë një udhëtimi ka ndaluar në një nga reklamat e biznesit “real estate” të Fatjon Hysenbelliut, të dashurit të saj në lojën e “Big Brother”. Fama e tyre si çift pasionant vazhdon sot e kësaj dite, duke qenë se u identifikuan për skenat e seksit në dush në shtëpinë e “Big Brother”, duke qenë kështu i pari çift që e pohuan pa asnjë tabu se kryen marrëdhënie intime në sy të publikut, gjatë bashkëjetesës në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat. Pas daljes nga loja, ata provuan të bashkëjetonin në jetën reale në Tiranë, por kjo nuk zgjati shumë pasi kuptuan se ishin shumë ndryshe nga njëri-tjetri, dhe e gjithë kjo divergjencë vinte nga mënyra se si ishin rritur secili. Por pavarësisht pohimit të ndarjes nga të dy palët, më pas Xhensila dhe Fatjoni shiheshin shpesh bashkë, takime që ata në media i etikonin si “miqësi pas ndarjes”. Paparazi i kapi për herë të parë bashkë në kinema, ku ish-të dashurit u fotografuan duke hyrë për të ndjekur një film. Por ky nuk ishte rasti i parë dhe i vetëm i çiftit më të komentuar që na shfaqen bashkë, duke e shndërruar kështu historinë e tyre si një telenovelë dashurie. Më pas të ftuar në festën “Folie Terrace” në shoqërinë e muzikës dhe artistëve më të mirë të vitit “Top Music Awards 2016”, Xhensila dhe Fatjoni u fotografuan sërish çift. Edhe pse ata e mohonin lidhjen mes tyre, flitej se ata në të vërtetë ishin bashkë, por kishin vendosur të luanin kukafshehtin duke u vetë deklaruar si të ndarë. Pyetjeve të gazetarëve, jo vetëm Xhensila por edhe Fatjoni u përgjigjeshin se ata kishin mbetur miq të mirë edhe pse vendosën të ndaheshin. Po sa mund të besohej një fakt i tillë për një çift që gjatë muajve të lidhjes shfaqën afeksion dhe tërheqje fizike të jashtëzakonshme? Si arsye të ndarjes ata dhanë argumentin që vinin nga realitete të ndryshme, dhe së janë shumë karrieristë për të pasur një marrëdhënie stabël dashurie. Ndërkohë kur “Ish-Miss Universe 2014” dhe një prej konkurrenteve më protagoniste të “BB8”, Xhensila Pere inaguroi një club veror në periferi të Tiranës para dy vitesh, nuk mungoi ish-i dashuri i saj Fatjon Hysenbelliu, që flitej se ishte edhe krahu i saj i djathtë në këtë project të saj. Ndërsa vitin e kaluar Fatjoni gjatë një intervistë për “Panorama Plus” u shpreh për Xhensilën konkretisht se; “proceset ishin normale si çdo raport si brenda dhe jashtë saj, deri tek ndarja me konsensus. S’kemi arsye për të qenë armiq, dhe jo vetëm me Xhensilën por me të gjithë banorët që kam bashkëjetuar në BB. S’kam arsye të urrej apo ta inkuadroj tek armiqtë”. Ndërsa pyetjes nëse lidhja e tyre në shtëpi ishte strategji apo e ndjerë ai i është përgjigjur: “Për ne ishte diçka e ndjerë dhe aspak strategjike. Më mirë mund të them diçka spontane që e shijuam sipas mënyrës sonë”. Ndërkohë që gjatë kësaj periudhe ndarjesh e ribashkimesh nga Fatjoni, Xhensila Pere është komentuar për disa histori dhe dëshmtime në dashuri. E para ishte lidhja me një biznesmen me të cilin realizoi dhe një klip “hot” për Shën Valentin. Largësia për shkak të orareve të punës dhe distanca bëri që ajo të ndahej pas tetë muaj lidhje. Më pas u përfol për një histori me një tjetër ish-lojtar të “Big Brother”, Erion Zeqirajn, më tej me një menaxher të njohur në Tiranë, ndërsa së fundi qarkulluan edhe disa foto me një djalë të panjohur në publik, me të cilin shkëmbente puthje në club nate, shkruan Panorama Plus.