Pas dhunës nga Fero, Arbenita “thyen heshtjen”
Reperi ka përfunduar në burg, ku do kryejë 1 muaj paraburgim pasi akuzohet për veprën penale “dhunë në familje”.
Një ditë pas ngjarjes, bashkëshortja e tij, Arbenita ka shkruar në rrjetin social “Instagram”: U ktheva”.
Mesa duket ajo s’do të komentojë më shumë për ngjarjen që u bë kryefjalë që prej ditës së djeshme.
Sipas mediave të Kosovës, dhuna është zhvilluar në banesën e tyre në Gjilan. Situata mes tyre u përshkallëzua deri në përdorimin e forcës fizike. Fero e ka dhunuar, goditur me grushte e më pas i ka thyer edhe telefonin modeles së njohur.
Ajo është larguar nga banesa bashkë me vajzën e vogël, Nina.