Pas deklaratës së ish-partneres, reagon me ironi Stine

Ditën e djeshme ish-bashkëshortja e Stines, Graciela Pashaj, realizoi në ‘Instagram’ një intervistë të shkurtër me të gjithë ndjekësit e saj në rrjete sociale. Ndër pyetjete e shumta, tërhoqi vëmendjen deklarata e njërit prej ndjekësve të këngëtares. “Po çfarë të pyesim ai Stine nuk e di çfarë ka humbur”, shkruante dikush.

Stine-2

Ndërsa Graciela pas tij komentoi: “Po, po ashtu mendoj edhe unë”. Menjëherë deklarata e saj u kthye në lajm në media dhe duket se Stine nuk e ka pritur mirë që fjalët e ish-partneres së tij janë marrë aq seriozisht.

Ditën e sotme ai ka publikuar në ‘Instagram’ foton e një lajmi, në të cilin shkruhej: “5 muaj pas ndarjes, Graciela ja thotë troç Stines: Nuk e di çfarë ke humbur…”. Bashkangjitur fotos së lajmit Stine ka shkruar me ironi: “Jo me jo. Atëherë ju i bie see keni seriozisht…”. Stine dhe ish-partnerja kanë treguar se raportet mes tyre mbeten të mira edhe pas ndarjes dhe kjo do të thotë se deklarata e Gracielës mund të ketë qenë thjesht një shaka, shkruan Who. Kujtojmë se dyshja e njohur e bënë ndarjen e tyre publike në fund të 2018-tës dhe ata kanë një vajzë 2 vjeçe të quajtur Estia.