Pas deklaratës së Almeda Abazit, publikohen faturat e shpenzimeve nga produksioni i DWST

Ditën e djeshme, ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi bëri një status në Instastory ku akuzonte produksionin e “Dancing With the Stars Albania” që nuk kishin paguar shërbimet ekstra në hotelin ku ajo ka qëndruar këto kohë. Ajo madje u shpreh se gjithmonë krenohej me besnikërinë e shqiptarëve, por që produksioni i DWST e zhgënjyen dhe e turpëruan para bashkëshortit të saj turk, Tolgës, sipas “Politiko.al”. Lajmi u përhap thuajse në të gjitha mediat online, pas të cilit ka ardhur dhe një reagim nga ana e produksionit, të cilët kanë paguar faturat e qëndrimit të Almedës në Tiranë. Në imazhet që po publikojmë shihet që pagesa është bërë me 9 qershor dhe është bërë nga “Vizion Plus”.