Pas debatit për puthjen me Suelën, Saimiri eliminon Vivien nga ‘Love Story’
“Më puthe e para pa dëshirën time”, kjo ishte fjalia që tha Saimiri dhe duket se vulosi eliminimin e Vivien nga “Love Story”.
Në ceremoninë e trëndafilave, Vivien mbeti pa një të tillë dhe për të përfundoi këtu aventura në spektaklin televiziv që transmetohet çdo të hënë në Tv Klan.
Pas eliminimit, Vivien tha se e priste një gjë të tillë dhe shtoi se nuk e shihte Saimirin si partnerin e saj, sepse ai nuk ka disa gjëra që ajo kërkon. Më tej ajo i dha dhe një këshillë që të jetë “më i hajrit” me gocat dhe të gjejë dashurinë e jetës.
Tensioni mes tyre nisi që javën e shkuar, kur Saimiri u shpreh se Vivien e kishte marrë veten si shumë favorite për shkak të takimit të parë.
Vivien gjithashtu u shpreh në një intervistë për “Daily Love Story” se ndiente që do të eliminohej në këtë puntatë të gjashtë. Vivien ishte edhe e zgjedhura e publikut për një takim me Saimirin.