Pas datës në shtator, shtyhet sërish koncerti i Malumës në Tiranë

Data e koncertit të këngëtarit të njohur botëror, Maluma është shtyrë sërish për herën e dytë. 

Data e lënë në shtator është anulluar për t’i lënë vend datës 24 qershor vitin e ardhshëm.

Data e parë kur Maluma do të vizitonte Tiranën ishte 14 mars, megjithatë pandemia ‘Covid-19’ bëri që çdo organizim masiv të anullohej.

Organizatorët e këtij koncerti sigurojnë të gjithë ata që kanë blerë biletat se ato janë të vlefshme edhe vitin tjetër./revistawho.com