
Pas dasmës VIP, Enis Bytyqi zbulon vendin ku po shijon muajin e mjaltit
Këngëtari Enis Bytyqi ditë më parë kurorëzoi dashurinë. Pas një lidhjeje të gjatë të mbajtur larg syrit të publikut, Enisi u martua me dashurinë e jetës, Rinën. Gjithçka u bë sipas traditave shqiptare dhe dasma u nis disa ditë më heret sesa ceremonia me të cilën u përmbyll të aheng familjar, të dielën. E normalisht, pas kësaj periudhe, sa të bukur aq edhe të lodhshme, pushimi është mëse i merituar.Muaji i mjaltit për çiftin është zhvendosur në Mauritius, një prej destinacioneve më mahnitëse ku mund të pushoj secili, përfshirë çiftet e reja, shkruan Prive. Më poshtë, një përmbledhje e fotografive të ndara deri tash nga Enisi në rrjetet sociale.
