Pas dasmës, Arbana Osmani zbulon unazat
Të shtunën Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Toskana, Itali. Çifti kishte vendosur një rregull për të gjithë të ftuarit, të cilët nuk duhet të publikonin asnjë foto në rrjetet sociale.
Pasi kanë kaluar 2 ditë, Arbana ka zbuluar vetë disa detaje nga ceremonia në Toskana. Moderatorja ka zbuluar unazat dhe që ka zgjedhur, për të cilat shprehet se i kanë dhuruar shkëlqim atë ditë.
Arbana ka falenderuar të gjithë të ftuarit në dasmë, por edhe ata që e kanë uruar për ditën e saj të veçantë.
“Pak ditë më parë, në një ceremony private vetëm me njerëzit tanë më të afërt festuam dashurinë në të gjitha dimensionet e saj. E megjithëse zgjodhëm që këtë moment ta mbanim për vete kam ndjerë pafund dashurinë dhe dashamirësinë tuaj që ka qenë e pakursyer si gjithmonë. E pakursyer ka qenë edhe ndihma që disa nga miqtë tanë na kanë dhënë për të jetuar këtë ditë ashtu siç e kisha ëndërruar dhe në do t’ju jemi gjithë jetën mirënjohës për gjithçka kanë bërë”, ka shkruar Arbana.