Pas daljeve plot tension, kjo është gjendja aktuale mes Ben Affleck dhe J.Lo

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck më në fund janë fotografuar në humor të mirë në daljen e tyre të fundit në Beverly Hills. Dyshja u shfaqën duke ecur dorë për dore e duke u puthur teksa shijonin rrezet e diellit në Kaliforni.

Ata ishin në shoqërinë e binjakëve 15-vjeçarë të Lopez, Max dhe Emme, të cilët ajo i ka me ish-bashkëshortin Marc Anthony. J.Lo kishte veshur një fustan maxi me vija të verdhë.

Ajo e kombinoi look-un veror me taka me platformë kafe dhe një çantë kafe Yves Saint Laurent, një palë vathë rrathë floriri.

Ndërkohë, bashkëshorti i saj kishte zgjedhur një palë xhinse blu me një këmishë të bardhë. Dhe mbi të gjitha u shfaq i qeshur. Shprehit e tij të fytyrës kanë qenë temë bisede javët e fundit.

Ai më parë ka deklaruar se fytyra e tij ishte thjesht rezultat i gjenetikës.

“Dëgjo, unë kam një fytyrë me pamje shumë të pakënaqur,” i tha ai Jimmy Kimmel në mars. Kjo shprehje ‘e thartë’ i bëri fansat të besonin se ai dhe Lopez mund të ishin në mes të një zënkë pasi u dukën të tensionuar në premierën e filmit të ri të J.Lo në fillim të këtij muaji.

Edhe pse një burim i afërt me çiftin i tha Page Six se ata thjesht po flisnin.

“Ju mund të shihni qartë se ata po bëjnë një bisedë dhe ajo po e dëgjon atë” shpjegoi burimi i brendshëm.