Pas daljes nga Big Brother, Kris Aliaj: Së shpejti nëpër ekrane!

Ish-banori i Big Brother Vip 2, Krist Aliaj ka qenë në vëmendjen e medieve rozë kohëve të fundit lidhur me aludimet për marrëdhënien e tij me Dea Michel.

Por përpos dyshimeve se mund të jenë në një lidhje, dyshja nuk ka konfirmuar ende asgjë.

Këtë herë, Kristi ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve pasi ka informuar se eksperienca e tij televizive nuk do të jetë e fundit pas daljes nga BBVIP, dhe se së shpejti do ta shohim në ekran.

“Së shpejti nëpër ekrane”, ka shkruar Kristi në ‘Instagram’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KRIST DRAGOT (@kristdragot)

Ende nuk dihet se në cilin format do ta shohim dhe nëse do të jetë pjesëmarrës apo do të drejtojë format./M.K-dritare.net