Pas Çiljetës, edhe Roza Lati i nënshtrohet një operacioni plastik

Roza Lati ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram lajmin se do t’i nënshtrohej një operacioni plastik për të rimodeluar hundën. Ajo ka postuar një video me mjekun e kirurgjisë plastike, Skerdi Faria, para operacionit ku dukej mjaft e lumtur para ndryshimit që do të bënte. Sipas burimeve pranë mjekut operacioni ka përfunduar me sukkes. Ndryshe nga VIP-at e tjerë, të cilët shpesh mundohen të fshehin operacionet e tyre plastike, Roza vemdosi të dalë hapur njësoj si Çiljeta Xhilaga.