Pas arrestimit të Metës, masë edhe për Monika Kryemadhin

Pas arrestimit të Metës, masë edhe për Monika Kryemadhin.

GJKKO ka vendosur detyrim paraqitje ndaj deputetes, sipas burimeve jo zyrtare të gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Pak minuta mè parë u arrestua kreu i PL Ilir Meta. Ai u prangos në afërsi të kthesës së Kamzës, nën dyshimet për disa veprave penale.

Kreu i Partisë së Lirisë dyshohet sipas burimeve lidhur me aferën CEZ-DIA si dhe vepra të tjera. Ai ishte nisur për në selinë e tij, pasi kishte njoftuar një konferencë për shtyp. Burime pranë SPAK thanë se Meta dyshohet për transaksione, por edhe ndikime në lidhje me aferën.

voxnews.al