Pas 7 vitesh lidhje, këngëtari shqiptar zbulon detaje si i propozoi aktores turke

Këngëtari shqiptar, Bertan Asllani, i cili prej vitesh është shkëputur nga muzika dhe është shpërngulur në Stamboll për t’ju dedikuar aktrimit, ka qenë në një lidhje live me “Wake Up” në “Top Channel” mëngjesin e sotëm. Pak kohë më parë ai ishte në qendër të vëmendjes për shkak të propozimit për martesë që i bëri partneres së tij, aktores turke, Hazal Senel, teksa darkonin.

“Kemi 7 vite me Hazall dhe jemi shokë shumë të mirë. Plani ishte për një propozim në Paris por pandemia nuk na lejoi”, tregoi Bertani.

Ai nuk e mban veten për djalë romantik dhe kjo është një arsye që partnerja nuk priste asnjë surprizë, madje pas 7 vitesh lidhje i kishte humbur shpresat për një propozim në prani të familjeve të tyre.

Kujtojmë se Asllani iu rikthye muzikës pas shumë vitesh, pasi pak kohë më parë publikoi projektin më të ri “Fluturojm”.