Pas 6 ditë kërkimesh, gjendet i pajetë trupi i minatorit në Bulqizë
Është gjetur pas 6 ditësh kërkime trupi i pajetë i Muharrem Plakut, minatorit që mbeti i bllokuar në një prej galerive të kromit në Bulqizë.
Raportohet se trupi i pajetë u gjet në orët e para të mëngjesit të së hënës. Mësohet se trupi i pajetë i minatorit është transportuar drejt morgut të Spitalit të Bulqizës.
Të mërkurën e javës së shkuar u raportua për minatorin e bllokuar brenda minierës. 61-vjeçari mbeti i bllokuar në një prej galerive minerare të Bulqizës pas rënies së një masivi shkëmbor.
Një grup i avari-shpëtimit po punonte për nxjerrjen e minatorit. 6 ditë kërkime dhe ankth për familjarët e Muharrem Plakut, që morën sot lajmin e hidhur.