Pas 35 vitesh së bashku, ndahet nga jeta bashkëshorti i Tom Ford! Si takimi në ashensor ndryshoi jetën e tyre: Ishte dashuri me shikim të parë
Bashkëshorti i Tom Ford, Richard Buckley është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare.
“Me trishtim të madh, Tom Ford njofton ndarjen nga jeta të bashkëshortit të tij prej 35 vitesh”– thuhet në një deklaratë.
Mësohet se Richard vdiq për shkaqe natyrale në shtëpinë e tij dhe pranë në momentet e fundit të jetës kishte djalin e tyre, Jack.
60 vjeçari Ford, i cili ka një pasuri me vlerë 500 milionë dollarë, u takua me Buckley në një shfaqje të modës në New York në 1986.
Ata qëndruan të lidhur për më shumë se tre dekada dhe u martuan zyrtarisht në vitin 2014 menjëherë pasi martesa brenda të njëjtit seks u legalizua në SHBA
Çifti gjithashtu kanë një djalë tetë vjeçar, Alexander John ‘Jack’ Buckley Ford. Çifti u takua kur Ford, i cili mori drejtimin në Gucci para se të hapte kompaninë e tij të suksesshme, ishte vetëm 25 vjeç dhe Buckley ishte 38.
Ai e përshkroi takimin e tyre “si dashuri me shikim të parë”.
“Brenda një muaji filluam të jetonim bashkë”, u shpreh Ford gjatë një interviste televizive në vitin 2016.
“Kemi qenë bashkë, prej asaj kohe”.
Sipas tij, ai dhe Buckley u ndodhën së bashku në një ashensor në Neë York dhe nisën menjëherë një lidhje.
Tom Ford u shpreh se pas atij takimi e dinte që kishte gjetur njeriun me të cilin donte të kalonte pjesën tjetër të jetës së tij.
Tre vjet më vonë, në 1989, Buckley u diagnostikua me kancer në fyt dhe iu nënshtrua një operacioni. Pavarësisht se iu tha se mund të ishte fatale, ai e fitoi betjën me sëmundjen e rëndë.
Ata mirëpritën në jetë djalin e tyre, Jack, në 2012 nëpërmjet një nëne zëvendësuese.
/Panoramaplus.al