Pas 3 vitesh, Sarp i jep fund lidhjes së dashurisë! Ja arsyeja që e shtyu drejt ndarjes aktorin turk

Aktori Çagatay Ulusoy, i njohur për rolin e Sarpit në serialin “I infiltruari”, i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë 3-vjeçare me partneren e tij Duygu Sarisin, raporton “Haberler”.

Lajmi qarkullon prej disa ditësh në mediat rozë, edhe pse askush prej të dyve nuk ka dhënë asnjë deklaratë publike për lajmet e fundit.

Arsyet e vërteta të ndarjes ende nuk dihen publikisht, por dyshimet janë të lidhura me Duygu Sarisin, e cila duket se nuk donte ta jetonte marrëdhënien e saj me aktorin “me dyer të mbyllura”. Ndoshta për këtë arsye i dha fund edhe raportit të gjatë me Sarpin.

Nga ana tjetër, këmbëngulja e vazhdueshme e aktorit të njohur për ta jetuar jetën private larg syrit kureshtar të publikut për shkak të karrierës së tij, duket se u kthye në presion për bukuroshen 33-vjeçare.

Ndërkohë, vetë aktori, siç shkruan “Haberler”, i pyetur për jetën private disa javë më parë, refuzoi të jepte një përgjigje.

“Nuk dua të flas për jetën time private. Puna dhe profesioni im janë në plan të parë për mua tani…” – tha aktori duke dashur ta mbyllë kapitullin e jetës private.

Mendohet se Duygu Sarsisin është larguar nga shtëpia ku jetonte me Sarpin.

Panorama.al