Pas 3-muajsh lidhje, modelja seksi ka dy fjalë për të vëllanë dhe Dua Lipën

Pas ndarjes nga Isaac Carew, këngëtarja e famshme, Dua Lipa, nisi një romancë të re me vëllain e motrave Hadid, Anwar-in.

Gigi-2

Dua dhe Anwar u fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit kudo dhe u kapën edhe në momente intime. Madje burime të afërta pranë çiftit, kanë zbuluar se dy të rinjtë kanë vendosur që të bashkëjetojnë.

Gigi-4

Dua e ka prezantuarin të dashurin e ri me familjen, e madje ai ishte edhe në Kosovë kur u mbajt “Sunny Hill Festival”. Gjithashtu Anwar e ka prezantuar Lipën te familja e tij.

Madje, dy motrat e modelit, Bella dhe Gigi, duket se e pëlqejnë shumë këngëtaren. Gigi ka publikuar së fundmi në “Instastory” një foto të çiftit.

Gigi-3

“Ok, i dua kaq shumë këta të dy”, shkruan modelja seksi në foto, duke treguar se shkon shumë mirë me kunatën dhe e mbështet lidhjen e tyre.

Dua ishte e pranishme në ceremoninë e varrimit të gjyshes së Anwar-it, ku u shfaq e veshur me të zeza pranë të dashurit dhe motrave të tij.