
Pas 25-viteve martesë, Nedved lë gruan për një vajzë më të re
Pavel Nedved i ka dhënë fund martesës me bashkëshorten Ivana pas plot 25-vitesh së bashku. Shkak për ndarjen e çiftit është bërë romanca e zv.presidentit të Juventusit me një vajzë 23-vjeçare. Ajo quhet Luçie Anovçinova teksa është fotografuar nga paparacët para disa ditësh në Londër në praninë 46-vjeçarit çek, shkruan Panorama Plus. Pavarësisht diferencës së madhe të moshës, mediat rozë raportojnë se Nedved ka marrë vendimin e guximshëm që të ndahet nga bashkëshortja e tij, për të vazhduar lidhjen me Luçien.
