Pas 20 vitesh Ardit Gjebrea merr vendimin drastik/ Anulohet ‘Kënga Magjike’, çfarë do të ndodhë me Festivalin këtë vit?
Ai ka treguar se këtë vit, festivali muzikor “Kënga Magjike” nuk do të zhvillohet, por do të rikthehet për t’u dhënë jetë hiteve të verës, në pranverën e vitit 2021.
Ardit Gjebrea përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se për këtë vit ka ndryshime rrënjësore në emisionet “E diela shqiptare” dhe “Kënga Magjike”. Ai ka treguar se këtë vit, festivali muzikor “Kënga Magjike” nuk do të zhvillohet, por do të rikthehet për t’u dhënë jetë hiteve të verës, në pranverën e vitit 2021.
“Kënga Magjike në 2020-n pushim. Në pranverën e 2021-shit, rikthehemi për t’u dhënë jetë hiteve të verës, për më shumë ritëm dhe ngjyra!”, shkruan Gjebrea në postimin e tij.
Por gjithashtu, ndryshime të mëdha pritet të ndodhin edhe me të “Dielën Shqiptare” me fillimin e sezonit shtator 2020- korrik 2021. Theksojmë se ky vendim vjen pas polemikave të shumta që ngjalli “Kënga Magjike 2019”. Këngëtarët dhe publiku nuk ishin të kënaqur me formulën e votimit dhe kështu në vitin 2021 do ketë ndryshime.
(a.m/dosja.al)