Pas 16 vitesh bashkë, çifti i jep fund martesës

Ylli i Game of Thrones, Jason Momoa dhe Lisa Bonet i kanë dhënë fund zyrtarisht marrëdhënies së tyre! Ishte 42-vjeçari që konfirmoi lajmin publikisht, ku përmes një postimi në Instagram njoftonte ndarjen prej saj pas më shumë se një dekade si çift.

“Të gjithë e kemi ndjerë shtrëngimin dhe ndryshimin e këtyre kohërave transformuese. Një revolucion është duke u shpalosur dhe familja jonë s’bën përjashtim nga kjo…Ndjenja dhe rritje nga këto ndryshime sizmike që po ndodhin.”

Ata shtuan se “po ndajnë rrugët në martesë” dhe teksa vazhdojnë jetën e tyre, duhet ta bëjnë këtë “me dinjitet dhe ndershmëri”.

Lisa dhe Jason, u martuan në 2017-ën pas një historie të gjatë dashurie që nisi në 2004-ën. Pavarësisht ndarjes, ish-çifti tha se “dashuria mes tyre vazhdon të evoluojë”, por duan ta lënë të lirë njëri-tjetrin në mënyrë që të “bëhen ata që po mësojnë të bëhen”.

Dyshja janë prindër të Lola Iolani Momoa, 14 vjeç dhe Nakoa-Wolf Manakauapo Namakaeha Momoa, 13. Lisa, është gjithashtu nëna e Zoë Kravitz, 33, vajzë e cila erdhi nga martesa e aktores me Lenny Kravitz me të cilin u divorcua në 1993-shin.

Burimi: E!News
Anabelmagazine