Pas 15 vitesh dashuri, këngëtarja italiane martohet me të dashurin 20 vjet më të ri
Këngëtarja italiane Fiorella Mannoia ka kurorëzuar me martesë dashurinë shumëvjeçare me të dashurin 20 vjet më të ri. Artistja 66-vjeçare ndau një fotografi të dasmës së saj private, me partnerin historik Carlo Di Francesco, 41 vjeç.
Ajo i ka shoqëruar fotot me dy fjalë të thjeshta:
Këngëtarja dhe muzikanti (profesori i edicionit të 13-të “Amici” në Canale 5) janë bashkë prej 15 vjetësh. Di Francesco, një muzikant dhe producent i cili në të kaluarën ka punuar me artistë të mëdhenj, ka qenë prej kohësh veçse një partner, edhe krahu i djathtë muzikor i Mannoia-s.
Pas shumë vitesh së bashku ata morën edhe hapin e madh. Ajo e veshur me kostum të bardhë dhe me një atlete argjendi, ndërsa ai me kostum klasik të zi.
Prej disa javësh lajmi i dasmës së çiftit kishte bërë xhiron e internetit, ndërsa Mannoia e konfirmoi papritur duke postuar fotot e dasmës.