Pas 15 vitesh bashkë në skenë/ Salsano Rrapi zbulon si është të punosh me bashkëshorten: Të gjithë thonë…

Aktori dhe moderatori, Salsano Rrapi vjen këtë herë dhe në rolin e regjisorit. Ai ka vendosur në skenë shfaqjen “Zbulimi”, e cila do të transmentohet më datat 19, 20 dhe 21 janar në Art Turbina.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Salsano ka zbuluar shumë detaje nga shfaqja, që rikthehet sërish në teatër pas një suksesi të jashtëzakonshëm.

Sakaq, ai ka treguar se si është të punosh me bashkëshorten, aktoren Erjona Kakeli pas 15 vitesh.

“Kam 18 vjet i robëruar, 16 vjet kanë qene intensive. Unë kam një shfaqje tani me të dhe unë jam në përpjekje për të qene një regjisor.

Kjo është një shfaqje interesante, gati mahnitëse herë pas here. Është një shfaqje romantiko-komike. Janë një familje e ndarë, që janë martuar me të tjerë, por kanë marrëdhënie të mira. Një ditë vendosin të ndajnë mobiljet e shtëpisë, që do shitet, dhe aty rikthejnë të gjithë gjërat që nuk i kanë folur gjatë kohës që ishin të ndarë.

Është një romancë me nota komedie.

Të gjithë thonë që me gruan në punë nuk vlen shumë, por mua mu duk interesante”, u shpreh Salsano./abcnews.al