Pas 11 vitesh histori dashurie me Rean, Ansi Agolli bëhet me djalë

Ansi-Agolli-2

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli është bërë ditën e sotme baba për herë të parë, pasi partnerja e tij e zemrës prej 11 vitesh, Rea ka sjellë në jetë një djalë. Lajmi u bë i ditur nga vetë mbrojtësi shqiptar në rrjetin social Instagram. “Mirëserdhe mes nesh biri im! Mami Rea dhe babi Ansi të duan shumë” shkruante mbrojtësi, i cili luan prej disa vitesh për skuadrën Qarabag në Azerbajxhan. Në tekstin shoqërues të fotos, 35 vjeçari ka pozuar me bashkëshorten Rea direkt nga salla e lindjes në Spitalin Langone Health Clinic në New York. Çifti kanë zgjedhur një emër të veçantë për djalin duke e quajtur Blodin Brooklyn Agolli. Fëmija erdhi në jetë në vitin e 11-të të historisë së tij të dashurisë me vajzën simpatike nga Tirana, e cila ka ndjekur studimet e larta në SHBA.