
Pas 10-vitesh, rikthehet në “Portokalli” Elvis Pupa
Teksa kanë kaluar 10 vite nga largimi i tij nga spektakli i humorit “Portokalli”, aktori i njohur Elvis Pupa ka vendosur që të rikthehet sërish. Me rolet e tij të famshme si ‘Nini i Bules’, ‘Zhan Klod Van Damme Sula’, ‘Avdiu’ etj, ai rrëmbeu zemrat e publikut, i cili çdo fundjavë mezi priste ta ndiqte në ekran. Sipas revista “Who”, aktorin do e shohim këtë sezon të ri në spektaklin e humorit “Portokalli”, mirëpo mbetet ende për t’u zbuluar se çfarë roli ka zgjedhur të luajë.
