Parukieri shqiptar: Jam shumë mirë fizikisht, i përballoj të dyja dhe gruan dhe të dashurën

Sipas një studimi shkalla e divorcit për çiftet që kanë 10 vite diferencë është deri në 35%, ndërsa për çiftet me diferencë moshe mbi 20 vjeç, shkalla e divorceve është 95%. Arsyet e ndarjeve dhe problematikave që mund të lindin nga diferenca në moshë janë komunikimi, interesat, fëmijët, arsimi dhe raportet intime.

Në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan është folur pikërisht për këtë temë, për diferencën e moshës së një çifti. Psikologia Bona Mickley shprehet se raporti intim është një ndër sfidat që çiftet me dieferencë të madhe moshe përballet.

Një mendim në lidhje me këtë gjë dha edhe parukieri Gazmend Ujkashi, i cili beson se çelësi i një marrëdhënie të mirë është dashuria. Ai ka 30 vite martesë me bashkëshorten dhe i duket si në ditën e parë.

Pra marrëdhënia e tyre është po njësoj si ka qenë më përpara, me shumë dashuri dhe nuk ka ndryshuar asnjë gjë ndër vite. Madje tregon se është mjaft mirë fizikisht sa mendon se edhe nëse do kishte e një të dashur do ishte i aftë t’i mbante të dyja pa problem.

Gazmend Ujkashi: Vetë unë si person, e thyej këtë rekordin sepse kam qenë sportist dhe nga ana fizike. Unë mund të kem dhe një të dashur dhe mund t’i mbaj të dyja se kam problem.

E kam një shtëpi në Vlorë dhe e marr ndonjë ashtu andej nga Vlora (qesh), ishte për batutë. Është e vërtetë që sidomos 20 apo 30 vjet diferencë, dashuria i mban, se unë i kam miq që janë edhe me 30 vjet diferencë, por dashuria bën efekt shumë të madh sa vajza nuk e dallon fare që është me atë diferencë.