Partnerja seksi e Vincent Cassel tregon se si i duket ish-gruaja e tij, Monica Bellucci

Pas një marrëdhënieje 17 vjeçare me Monica Belluccin, Vincent Cassel hapi një kapitull të ri me 21 vjeçaren Tina Kunakey. Që në momentin që ai formalizoi lidhjen me modelen, është sulmuar nga opinioni publik për shkak të diferencës 33 vjeçare.

Vincent-Cassell-2

Dhe së fundmi, vetë modelja nëpërmjet opsionit “Ask me a question” në Instagram ka dhënë një përgjigje për dy çështjet më të komentuara: moshën dhe ish- bashkëshorten e Cassel. “Djali yt do të ketë një mama dhe një gjysh” i kanë shkruar ndjekësit, duke qenë se ajo është në pritje të një fëmije me Cassel. “Dhe ti, ende pa një tru” i është përgjigjur modelja.

Vincent-Cassell-3

Ndërkohë për mendimin e saj nëse Monica Bellucci është e bukur, përgjigja ishte thjesht “Po”- shkurt dhe qartë./Lapsi.al

Vincent-Cassell-1