Partnerja e Stresit zbulon sekretin: “Si u martova në fshehtësi me djalin e keq të muzikës”

Arkimed Lushaj (Stresi) dhe partnerja e tij Kejsi, një nga çiftet më të diskutuar të showbizit kanë dhënë intervistën e parë së bashku, ekskluzivisht për revista Who. Detaje të rëndësishme për të shkuarën dhe të ardhmen e çiftit të njohur dolën në dritë gjatë kësaj interviste. Ndër to u zbulua se ceremonia gjatë së cilës të gjithë mendonim se Stresi dhe Kejsi ishin fejuar, në fakt kishte qenë celebrimi i tyre, pasi fejesë nuk ka pasur. Të pyetur për planet për martesë, Kejsi tregon: “Ne të martuar jemi, por nuk kemi bërë dasmë. Planet i kemi, por me kismet, sepse është pak vështirë. Unë kam familjen jashtë dhe Stresi është duke mbaruar albumin e fundit. Unë e mbështes në karrierë, por për të dy ai duhet ta bëj këtë gjë, kur t’i mbyllë të gjitha dhe të bëhen letrat për të ikur jashtë do të bëjmë dasmën.” Po propozimi nga ‘djali i keq’, si ka qenë? Bashkëshortja e tij tregon se nuk ka pasur një propozim romantik. “Unë nuk kam dashur kurrë të më ulet në gjunjë dhe të më bëjë një propozim, sepse do të sikletosesha. Kemi vendosur shumë thjesht. Duke biseduar me familjet tona menduam për planet për njëri-tjetrin dhe vendosëm, pastaj ndamë datën. Shkëmbyem nishanet dhe ndoqëm të gjitha traditat e tjera shqiptare. U veshëm thjesht, mblodhëm njerëzit më të afërt dhe aq ishte. Celebrimi ishte siç doja unë ndërsa dasma do jetë sipas Stresit, siç do ai, e madhe”, përfundon rrëfimin Kejsi.