Partnerja e Stresit mezi pret që të vijë e hëna, ja arsyeja

Zakonisht shumica prej nesh nuk e pëlqen ditën e hënë, pasi dot të rikthehemi sërish në punë, pas një dite pushimi.

Stres-2

Por nuk ndodh e njëjta gjë me bashkëshorten e Stresi, Keisi, e cila mesa duket e pret me padurim ditën e hënë. E ajo e ka një arsye, pasi takon reperin.

Stres-3

“Të hënat janë ditët të cilat mezi i pres”, shkroi ajo në një postim në “Instastory” mëngjesin e sotëm. Nëpërmjet një postimi të dytë Keisi tregoi se po shkon të takojë bashkëshortin në burgun e Fushë-Krujës.

Stres-4

Dhe në fund ajo publikon edhe një foto të vjetër ku Stresi shfaqet duke e puthur Keisin. Kjo e fundit ka disa javë që ndodhet në Shqipëri pasi udhëtoi posaçërisht për të takuar bashkëshortin e saj.

Kujtojmë se reperi ndodhet në burg prej tetorit të vitit të kaluar pas akuzave për pjesëmarrje në një grup kriminal.