Partnerja e Shpat Kasapit, Selvija, flet për herë të parë pas lajmeve për shtatzëninë!

Disa javë më parë, e ftuar në “Ftesë në 5”, partnerja e Shpat Kasapit, Selvija, tregoi se dëshira më e madhe e tyre aktualisht është që të bëhen prindër. Prej kësaj deklarate, disa media raportuan se ajo është në pritje të ëmbël pas një fotoje të saj ku shihej në spital në repartin e gjinekologjisë. Mirëpo, duket se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Selvija i ka mohuar vetë këto lajme, duke treguar për “Iconstyle.al” se në repartin e gjinekologjisë ka qenë për një kontroll rutinë. Ajo ka thënë se nuk është shtatzënë, teksa ka nënvizuar edhe një herë se dëshira për të pasur një fëmijë është shumë e madhe nga ana e çiftit.

Kujtojmë se në muajin janar dyshja shkëmbyen unazat e fejesës me njëri-tjetrin dhe më pas kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë sipas rregullave të fesë Islame. Media të ndryshme raportojnë se çifti ka pasur plan të bëjë dasmë këtë pranverë, por kanë vendosur që ta shtyjnë për më vonë prej pandemisë. Mendohet se ata mund të organizojnë një dasmë në muajt e verës ose vjeshtën e këtij viti.

/News31