Partnerja e Ronaldos, e tronditur: Fëmijët tanë janë rrahur në shkollë
Në një intervistë për El Hormiguero, Georgina Rodriguez bëri një rrëfim që i la të gjithë pa fjalë. “I dua fëmijët, jam shumë e organizuar. I dua fëmijët e mi gjatë gjithë ditës – tha partnerja e Cristiano Ronaldos – Ne nënat i njohim shumë mirë fëmijët tanë dhe kemi durimin t’i edukojmë dhe t’u kushtojmë kohë. Ata kanë personalitete shumë të ndryshme”.
“Në shkollë i godasin dhe nuk mbrohen – shtoi Georgina Rodriguez për fëmijët e saj – Një nga fëmijët e mi erdhi në shtëpi duke qarë se e kishin rrahur. Dhe ju nuk dini si të mbroheni?, unë menjëherë e pyeta. Por e vërteta është se unë i mësoj të mos godasin njëri-tjetrin dhe ata janë shumë të sjellshëm në shkollë. Dhe atëherë nuk do të doja kurrë që fëmijët e mi të shkonin duke u grindur me të tjerët”.
Cristiano Ronaldo ka pesë trashëgimtarë: Cristiano Junior, i lindur në vitin 2010 nga një grua e panjohur; binjakët Mateo dhe Eva mbërritën në vitin 2017 me ndihmën e një nëne tjetër, Alana Martina (2017) dhe Esmeralda (2022) nga Georgina. Rodriguez i konsideron të gjithë fëmijët e saj dhe ka specifikuar vazhdimisht se nuk bën asnjë dallim.