Partnerja e parë e Ardit Gjebresë shijon jetën si grua, ja ç’deklaron për burrin

Artenisa Ozaj, vajza e ëmbël që bashkëprezantoi me Ardit Gjebrenë sezonin e parë të “E diela shqiptare”, edhe pse u largua shpejt për t’iu përkushtuar jetës jashtë kamerave së bashku me bashkëshortin e saj, Olsin, një prej parukierëve më të njohur në rrethin e artistëve, sërish mbahet mend dhe diskutohet pse u largua nga ekrani. E mësuar me kamerat, pas disa prezantimeve në televizione të ndryshme, ajo u bë shumë shpejt familjare me publikun sapo nisi rrugëtimin në krah të Ardit Gjebresë. E me rastin e 10-vjetorit të “E diela shqiptare”, Arditi e kishte ftuar sezonin e kaluar për të rikujtuar sezonin e parë në këtë program. E pyetur pse u largua nga “E diela shqiptare”, Artenisa tha se “faji” ishte i Olsit, bashkëshortit të saj. Siç tregoi ajo, bashkë me familjen e Arditit (me të cilën janë miq prej vitesh), ata sapo kishin ardhur nga pushimet. Arditi i kishte propozuar për të qenë pjesë e programit dhe ajo nuk mund ta refuzonte. Pasi e kishte marrë vesh Olsi, i kërkoi Arditit që ta hiqte Artenisën prej andej. Jo sepse ishte xheloz për të, por sepse i duhej më shumë pranë vetes, e ndihmonte shumë kur ishte pranë tij. “Olsi më thoshte: Ardit, ma hiq Artenisën që aty, hiqe që aty, hiqe që aty”, tregon Arditi duke shprehur këmbënguljen e Olsit: “Më bën shumë punë, më ke hequr krahun e djathtë…” vazhdonte ta luste Olsi. Dhe sot me një postim në Instagram, poshtë fotot së mrekullueshme me bashkëshortin dhe fëmijën ajo tregon më shumë detaje për familjen. “Familja nuk është diçka e rëndësishme, por është gjithçka. E dua burrin tim”, shkruan ajo. Ky postim dëshmon faktin se ajo vërtet ndihet shumë e lumtur me jetën jashtë televizionit. /Story.al?