Partnerja e Bleros përplaset me personin që i menaxhon atij Instagramin: Agresiv dhe ofendues
Në spektaklin e mbrëmshëm të “Big Brother Vip Kosova”, banorëve iu tregua një video e të eliminuarës së javës së kaluar, Vesa Vllasaliut, e cila kishte nga një mesazh për secilin nga banorët.
Në mesazhin drejtuar Bleros, Vesa u shpreh:
“Blero, Blero, Blero sytë janë te ti, kështu që ki kujdes se kush të afrohet.”
Pas kësaj, personi që menaxhon Instagramin e Bleros i është kthyer keq Vesës.
“Vesa, Blero nuk ka nevojë për këshillat e as mesazhe nga askush, as më pak nga ish-banorët. Blero ka një familje jashtë, ka një vajzë dhe vajza e tij është arsyeja e pjesëmarrjes së tij në këtë garë. Shiko jetën tënde dhe fat në dashuritë e ardhshme. Sytë dhe veshët te Blero janë që dy dekada.”
Ky postim ka sjellë reagimin e të dashurës së Bleros, e cila në Instagramin e saj e ka quajtur agresiv dhe ofendues këtë postim.
“Përshëndetje të gjithëve. Këtë postim, nga një mik që paguhet për të menaxhuar llogarinë e Blerimit në Instagram gjatë kohës që Blerimi është në formatin aktual, më duhet ta komentoj shkurtimisht. Nuk e kuptoj postimin dhe çfarë deshe të thuash? Vesa Vllasaliu dhe Blerimi kanë një marrëdhënie të mirë, nuk ke nevojë të kërcesh aty ku nuk është e nevojshme. Vesa bënte shaka, asgjë më shumë. Gjithçka ëshëe e relaksuar. Je mjaft agresiv dhe ofendues në postimin tend. Të dy do të bëhen miq të mirë sapo Blerimi të kthehet nga ‘BBVK’, jam e sigurt për këtë. Vesa është absolutisht personi i gabuar që po sulmon, secili prej nesh dëshiron më të mirën për Blerimin. Unë, si partnerja e tij, të kërkoj të tregosh më shumë respekt i nderuar dhe të jesh më i kujdesshem me postimet që bën. Respekte.”
Pop Art