Partneri surprizon Mariza Ikonomin, zbulohet për herë të parë emri i tij!

Mariza Ikonomi është një prej artisteve më të dashura të publikut shqiptar. Përpos muzikës, Mariza ka ditur ta mbajë gjithmonë hermetike jetën private. Kohët e fundit është përfolur për një lidhje dashurie, të cilën dhe ajo vetë e ka pranuar, por pa dhënë detaje dhe pa e publikuar në rrjetet sociale. Mirëpo, një letër dashurie nuk i ka shpëtuar Rozana Radit. Mariza, e ftuar në “Një gotë rose”, ka marrë një dedikim dashurie nga njeriu i zemrës, të cilit iu zbulua emri. Quhet Blendi.

“O mrekulli. Të dua në çdo moment të çdo dite dhe më shumë. Më qetëson dhe më lumturon prania jote. Je e shtrenjta ime. Të dua ty, ty, ty. Të dua ty. Falënderoj zotin që të solli në jetën time. Ylli polar”, ka shkruar ai në letrën që e ka emocionuar Marizën.