Partneri jashtë i dërgon mesazh me dron në shtëpi, Sara shpërthen në lot, ja si reagon Bardhi
Disa ditë më parë Sara vendosi të hapë zemrën me Erjolën dhe t’i tregojë për lidhjen që ajo kishte lënë pezull jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip” me boksierin Jurgen Uldedajn.
Ndër të tjera Sara u shpreh se ai kishte një ndeshje të rëndësishme për të cilën ajo uroi që ta fitonte, si dhe shtoi se ka pritur për një shenjë nga ai brenda shtëpisë.
Pak parë në shtëpinë e “BBVA3” ka hyrë një dron, me foton e Jurgenit ku shkruante: “Kampion bote!”
Sara është emocionuar dhe ka filluar të qajë, teksa i ka thënë Bardhit: “E ka sjellë ai, të më jap një shenjë që vazhdo se çdo gjë është okay”.
Ndërsa Bardhi ka thënë: “Qenka djalë i mirë”, teksa ka puthur Sarën.
Një moment i çuditshëm teksa qan për ish të dashurin në krahë të të dashurit.
Ora News