Partneri i ëndrrave! Sokol Cikalleshi tregon gjestet më romantike që ka bërë për bashkëshorten

I ftuari i dytë “Në kurthin e Piter Pan” ishte futbollisti i kombëtares Sokol Cikalleshi. Veç sukseseve të karrierës, të gjithë janë kuriozë të dinë më shumë për jetën e tij private. Si është Sokoli si bashkëshort? Me sa duket, shumë më romantik nga sa e kishim menduar.

Fillimisht ai ka treguar historinë se si e ka njohur bashkëshorten.

“Unë gruan e kam njohur nga miq të përbashkët, pastaj e kam bërë unë hapin e parë. Në atë kohë kishim Facebook, i dërgova kërkesë miqësie në Facebook”, -ka thënë Cikalleshi duke treguar fillimet e lidhjes.

Ai ka thënë gjithashtu se mundohet gjithmonë të gjejë kohën për të bërë diçka romantike për bashkëshorten.

“Mundohem herë pas here. Edhe pse si futbollist e kam kohen të cunguar, mundohem të gjej kohën për familjen se është gjëja më e shtrenjtë. Mbaj mend që për 8 Marsin e parë pasi kishte sjellë në jetë vajzën, i kam dhuruar lule në stadium, ku ishin 10-15 mijë veta”, -është shprehur ai.

Futbollisti ka treguar gjithashtu tatuazhin që ka bërë në kurriz, dedikuar bashkëshortes. Ai ka ulur xhaketën për të treguar tatuazhin, që ishin sytë e partneres së tij, Kornelias.

Cila vajzë nuk do të donte që partneri të bënte gjëra kaq romantike?!