Partneri i Eglës do shfaqet në finalen e madhe të BBV? Ish-banorja: Ai quhet…

Egla Ceno ka thënë para disa javësh se është shumë e dashuruar, por pa treguar detaje për personin në fjalë. Lidhur me këtë ka folur ditën e sotme ish-banorja e “Big Brother VIP1”, Paloma.

Teksa ishte në një lidhje live me emisionin “Breaking”, Fiori Dardha e pyeti atë nëse do të jetë partneri i Eglës në finalen e madhe?

“E mbi të gjitha ke arritur të gjesh kush është”, shtoi më pas Fiori.

“Françesko…”, tha gazetarja e njohur duke qeshur dhe më pas shtoi: “Kush është e di vetëm Egla”.

Ndërkohë Paloma u shpreh se në fakt do dëshironte të shihte ndonjë Massimiliano Varrese në finalen, që të sqarohet njëherë e mirë me Heidi Baçin.

voxnews.al