Parkoi makinën keq, nervozohet konkurrenti “Për’puthen”: E blej krejt parkingun
Edi është ish konkurrenti i “Për’puthen”, që u largua dy herë nga ky emision. Së fundi i është publikuar foto ku makina e tij eshte parkuar keq.
Kjo fotografi është publikuar në faqen “Vrojtuesit e lagjes-Prishtinë”, ku shihet vetura e tij të jetë parkuar në anën e kundërt.
Pas postimit, ka reguar ish konkurrenti ku është treguar i nervozuar. “Kur nuk i kupton vijat e parkingut!”, ishte mbishkrimi i këtij postimi të cilit Edi iu përgjigj me një video.
“E kam parë një postim që e kanë bërë do njerëz në ‘Facebook’ se si e kam parkuar makinën time. Po çka ju duhet juve more vlla.
I kam parkuar dy parkinge nëse du ua blej krejt parkingun more vlla. Çka keni, çfarë halli keni”, u shpreh ish konkurrenti.
Kujtojmë se Edi njihet për shoqërin e tij me shumë personazhe të njohur të shoubizit shqiptar dhe është shpesh në qendër të lajmeve rozë.