Paris Hilton tregon pse zgjodhi nënë surrogate për fëmijët e saj

Pas lajmit të papritur se ajo ishte bërë nënë për herë të dytë, Paris Hilton zbuloi se ajo dhe bashkëshorti, Carter Reum vendosën të kishin një nënë surrogate (një grua që pranon të mbajë dhe të lindë një fëmijë në emër të një personi ose çifti tjetër) për të dy fëmijët e tyre.

Në premierën e sezonit të dytë të reality show-t “Peacock”, Paris tha se megjithëse do të kishte dashur të lindte fëmijët e saj, djalin Phoenix Barron dhe vajzën London, ajo zgjodhi të mos e bënte këtë në momentin që kuptoi se jeta e saj ishte shumë e ekspozuar dhe publike.

“Mundësia e një nëne surrogate ishte një vendim i vështirë për t’u marrë,” tha ajo. “Do të më pëlqente shumë përvoja e rritjes së foshnjës në bark dhe ndjesisë së goditjeve dhe të gjitha atyre momenteve emocionuese, por jeta ime ka qenë dhe vazhdon të jetë shumë publike. Kështu që edhe pse foshnja është biologjikisht e imja dhe e Carter-it, ne vendosëm që ta mbajë një nënë surrogate.”

Anabelmagazine