Paris Hilton fejohet për herë të katërt, këtë herë ulet në gjunjë miku i saj prej 15 vitesh

Paris Hilton ka marrë propozimin më romantik në ditën e saj të lindjes.

Ajo festoi 40-vjetorin në një ishull privat me Carter Reum dhe surpriza e tij ishte të ulej në gjunjë e t’i bënte të dashurës së zemrës propozim për martesë me një unazë shumë të shtrenjtë me diamant.

Kjo është hera e katërt që Paris merr një propozim për martesë. Më herët ajo është surprizuar nga modeli Jason Shaw në 2002-in, nga Paris Latsis në 2005-ën dhe nga aktori Chris Zylka në 2018-ën.

“Kur gjen shpirtin binjak, ti e ndjen”, ka shkruar Paris krah fotove me partnerin e saj. Carter Reum ka një vit që është i lidhur me të, por njihen si miq prej 15 vitesh./revistawho.com