Parashqevi Simaku, ylli me fund të trishtë! Video në rrjet që dhemb për fatin e saj

Një video që është bërë virale në rrjet dhe shanset që të jetë Parashqevi Simaku janë 95%. Ajo ka vite që është zhdukur nga jeta publike dhe nuk ka dhënë intervista.

Ka patur gjithmonë zëra dhe një legjendë urbane se Parashqevia jeton e vetmuar me asistencë sociale. Dihet shumë pak për këtë, askush nuk ka folur, as nga miqtë apo të afërmit. Kjo video është regjistruar në një qendër vullnetare, që japin çanta me ndihma. Shumë pretendojnë se personi në video është ajo. Dokumentari i transmetuar në Amerikë është i fokusuar tek vullnetarët që ndihmojnë kryesisht nënat me fëmijë!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)

Parashqevi Simaku mund të kishte gjithë botën. Edhe vetëm të këndonte për shqiptarët, çfarë do ishte, por jeta është e çuditshme, ka edhe funde të trishta. Nuk është i pari rast që një njeri me shumë famë, me shumë sukses dhe me shumë dashuri nga publiku i vet dhe me shumë dhurata nga Zoti, si nga bukuria dhe talenti të kenë në fund një fat të trishtë dhe pleqëri të trishtë. Është e trishtueshme.

tiranapost.al