Parashikimi i motit: Stuhi deri më 20 nëntor
Sinoptikania Lajda Porja nga MeteoAlb ka parashikuar gjendjen e motit përgjatë ditës së sotme dhe në vijim.
“Lajmet nuk janë shumë të mira, parashikohet që deri në 5 të mbasdites zonat veriore dhe qendrore do kenë intensitet reshjesh mesatare e herë pas here të lartë. Do bien mbi 80 mm që është një sasi e lartë duke marrë parasysh kohën afatshkurtër. Pastaj në zonat jugore nga ora 7 e mbrëmjes do ketë probleme qarku i Vlorës apo Gjirokastrës. Parashikohet të kemi një ndërprerje të reshjeve pas orës 10 të natës ku do ketë një dobësim gradual. Pastaj nga ora 24:00 deri në orën 03:00 do kemi rrebeshe shiu dhe stuhi, por që era do jetë e përkohshme. Nesër do ketë një përmirësim të ndjeshëm të motit, ndërsa të Premten do ketë një tjetër stuhi që do godasë brigjet e Shqipërisë. E Premtja dhe e Shtuna do ketë reshje në gjithë Ballkanin.”
“Të paktën deri në datën 20 Nëntor do prodhohen stuhi tropikale në Paqësor të cilat do godasin Italinë Jugore e rrjedhimisht edhe Shqipërinë. Të Dielën do ketë një përmirësim të ndjeshëm ndërsa të Hënën sërish reshje”, theksoi sinoptikania.
Zonat që duan më shumë kujdes?
-Shkodra e Lezha në veri-perëndim
– Kruja, Laçi, Tirana dhe Elbasani (Zonat e Shqipërisë së Mesme)
Sipas Porjas, përmbytjet në këto zona janë të pashmangshme.
A rrezikohet lundrimi në zonat bregdetare?
Parashikohet që problematike të jetë kryesisht dita e sotme, nga ora 11:30 deri në orën 16:00, më pas do ketë qetësi. Sot parametri i erës nuk do jetë shumë problematik, por do ketë rrebeshe.
A do ulen temperaturat?
Nesër do jenë temperaturat e ulëta, mëngjesi pa reshje, por i ftohtë. Të premten do ketë rritje të temperaturave, përplasjet e masave ajrore do sjellin reshje në fundjavë. Problematikë e këtyre ditëve do jenë më shumë reshjet se temperaturat. Nesër s’do ketë reshje dhe do ketë mundësi që të tërhiqen ujërat.
Iconstyle