Para shfaqjes në klipin e Jonida Maliqit, shikoni Oni Pustinën në videon me bashkëshorten

“N’errësirë” titullohet projekti më i ri muzikor që këngëtarja Jonida Maliqi do të sjellë për publikun, një këngë e zhanrit “Pop R&B”. Gjithashtu këngëtarja zbuloi se në videoklipin e këngës është i përfshirë edhe një personazh publik shumë i njohur, që i mungon prej kohësh ekranit, pikërisht ish-modeli i famshëm, Oni Pustina. Për bashkëpunimin me ish-modelin, Jonida ka thënë se ndihet shumë e lumtur duke qenë se ai është treguar mjaft profesionist dhe serioz. Prej vitesh, Oni qëndron larg vëmendjes mediatike pasi është përqendruar më shumë tek familja që ka krijuar nga martesa me ish-balerinën, Linda Poda. Po nëse jeni kureshtarë të dini si shkon jeta e tij familjare, Story.al ju sjell këtë video të regjistruar pak net më parë në një lokal në Tiranë, tek kalonte mbrëmjen pranë partneres. Pas disa viteve larg vëmendjes mediatike çifti që u njohën në “Dancing with the stars” tetë vite më parë tashmë janë prindër të një vajze. Verën e kaluar paparazzi i revistës “Story”, i fotografoi në plazhet e Jugut familjarisht. Oni Pustina dhe Linda Poda kanë zgjedhur të qëndrojnë jashtë vëmendjes mediatike sidomos këto tre vitet e fundit, pasi janë bërë prindër të një vajze, e mesa duke kanë dashur ta shijojnë në maksimum rritjen e saj. Ish-postieri i Maria De Filipit dhe balerina elegante e disiplinave latine u njohën gjatë spektaklit “Dancing with the Stars”. Nuk vonoi shumë dhe partneri skenik i Podës u bë partner jete. Që nga viti 2010, kur Oni fitoi spektaklin e parë të “Dancing with the stars Albania”, Linda i përkushtohet profesionit të juristes, ndërkohë që i janë angazhuar edhe biznesit të tyre në Tiranë. /Story.al/