Para & seks/ Martesa e Angela Martinit me multimiliarderin një film me pullë të kuqe

Modelja e njohur Angela Martini dhe multimiliarderi rumun Dragos Savulescu po shijojnë martesë vërtet të çmendur. Çifti kanë realizuar një film me momentet e tyre të qejfit si burrë e grua, ku shqiptarja herë shfaqet me një valixhe pink me para dhe herë në dhomën e gjumit me të brendshme seksi, skenta të nxehta që të kujtojnë filmat me pullë të kuqe. Angela ka postuar në Instagram tre pjesë pikante nga filmi, që i shoqëron me fjalët: “Sepse jo shumë çifte mund ta bëjnë këtë”. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe përderisa bashkëshorti i saj është një producent filmash në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku dhe jetojnë si të martuar me Angelën. /Story.al/